Shqiptaret e Kosoves dynden drejt bregdetit |Lajme-News

2020-07-10 0

Rruga e Kombit mëngjesin e kësaj të shtune ngjasonte me një lum automjetesh. Mijëra qytetarë të Kosovës prej orës 05:00 të mëngjesit u drejtuan për në bregdetin shqiptar.
Vetëm në orët e paradites është raportuar për më shumë se 8 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri në pikën kufitare të Morinës.
Në Morinë policia kufitare po punon me 6 sportele e me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.
Të gjithë qytetarët kosovarë shprehen se po udhëtojnë për të kaluar fundjavën. Shëngjini mbetet preferencë e tyre, kjo dhe për shkak të afërsisë.
Po ashtu ata tregojnë se janë pro masave për Covid dhe përpiqen të respektojnë rregullat.
Transporti publik në Kosovë nuk është ndërprerë, duke respektuar protokollet sanitare pasi një numër i madh autobusësh kanë hyrë në Shqipëri. Shtimi i rasteve në dy shtetet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange